Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka njoftuar sot kabinetin qeveritar për marrëveshjen e arritur për kodin telefonik të Kosovës.
Ajo ka theksuar se marrëveshja për kodin telefonik i jep fund operatorëve ilegal që kanë operuar që nga përfundimi i luftës, ku edhe do të ndërpriten interferencat që kanë qenë prezentë në këtë periudhë.
Tahiri ka theksuar se përfitimet nga marrja e kodit janë se Kosova krijon identitetin e vet shtetëror në fushën e telekomunikimeve.
“Kosova do të bëhet me kodin e vet telefonik +383 me 15 dhjetor 2016. Me zbatimin e kodit të ri do të shuhen tre kodet ekzistuese. Kosova është pronare e kodit telefonik +383”, ka thënë ajo.
“Vendoset kufiri i frekuencave mes dy shteteve të Kosovës dhe Serbisë. Përfitimet do të jenë milionëshe”, theksoi ajo.