Tahiri: Krenar që përuruam fabrikën e tekstilit që punëson 60 gra në Stanoc të Epërm

Prishtinë | 14 Tet 2021 | 22:07 | Nga Ekonomia Online

Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ishte i pranishëm në përurimin e fabrikës së Tekstilit që punëson 60 gra në Stanocin e Epërm.

Tahiri tha se do të vazhdojë të qëndrojë pas secilit investitor që krijon vende pune.

Postimi i plotë:

Krenar të marr pjesë në përurimin e Fabrikës së Tekstilit që punëson 60 gra në Stanoc të Epërm Ndihem i lumtur që ky bashkëpunim mes Komunës dhe “VITEX” u realizua kaq bukur edhe përkundër skeptikëve të cilët në fund u bindën që ky investim është i drejtë dhe i duhur për të gjithë. Unë dua të uroj të gjithë banorët e Stanocit të Epërm, dua të uroj të gjitha ato gra që do të punojnë këtu, sepse është një mundësi e jashtëzakonshme për të ulur papunësinë e lartë që e kemi tek gratë. Në këtë punëtori ku do të kemi punësim, zhvillim e mbi të gjitha do t’iu japim shancën grave të këtij rajoni që të punojnë e me paratë e tyre të shkollojnë fëmijët e tyre. Do të vazhdojë të qëndrojë pas secilit investitor që krijon vende pune.

Të ngjashme