Tahiri kritikon Kurtin: Serbia përfiton, Kosova kërkah

Prishtinë | 14 Mar 2026 | 19:03 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka komentuar vendimin e qeverisë së Albin Kurtit për zbatimin e ligjeve për të huajt dhe automjetet, që sipas tij ndikojnë drejtpërdrejt tek komuniteti serb në vend.

Tahiri tha se vendimi i Kurtit duhet parë nga dy pyetje.

“1. A është vendim ad hoc, ‘për hatër’, apo pjesë e një premtimi të mëhershëm të qeverisë? 2.Dialogu me Serbinë i lehtësuar nga BE-ja, a ka strategji dhe synim të qartë, dhe mbi të gjitha: çfarë fitoi Kosova?”, ka shkruar ai.

Ai thotë se Serbia sërish doli përfituese.

“Për mua përgjigjet janë të qarta. Me lëshimet për Ligjin për të Huajt, kryeministri bëri një tjetër koncesion, ndërsa Serbia doli sërish përfituese dhe e kënaqur me dakordimin. Modeli po përsëritet: fillimisht retorikë e ashpër kundër dialogut, pastaj kritika nga partnerët ndërkombëtarë, dhe në fund koncesione në rënie të lirë në shpinë të Kosovës. Në fund: Kurti i kënaqur, BE-ja e kënaqur, Serbia përfiton, e Kosova kërkah!”

Të ngjashme