Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se synim i angazhimit të tij politik është fuqizimi i sundimit të ligjit.
Postimi i plotë i Tahirit:
“Kryefjala e angazhimit tim politik e institucional është fuqizimi i sundimit të ligjit dhe kontributi për një shtet dhe shoqëri moderne që udhëhiqet nga parimet më të ndritura të demokracisë dhe mundësive e trajtimit të barabartë për të gjithë. Sfidat janë evidente, mirëpo me përkushtim dhe dinamikë të shtuar do të shtojmë edhe rezultatet”.