Tahiri: Kurti e dështoi Kosovën në tavolinë historikisht dhe strategjikisht

Prishtinë | 19 Mar 2023 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se me dakordimin e arritur për marrëveshjen e djeshme në Ohër, kryeministri Albin Kurti e dështoi Kosovën në tavolinë historikisht dhe strategjikisht.

“Pranoi marrëveshjen pa njohje me Serbinë, me asociacion dhe autonomi për pakicën serbe”.

“Kuvendi i Kosovës dhe deputetët duhet ta bëjnë korrigjimin e këtij dështimi historik, duke mos miratuar këtë marrëveshje, të mos lejojnë këtë kapitullim të Kosovës përballë Serbisë, por ta jetësojnë kapitullimin e Serbisë në Kumanovë në 1999, të cilën e arritëm me luftën, gjakun dhe diplomacinë e mençur të shqiptarëve”, ka thënë Tahiri.

Të ngjashme