Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, ka thënë se kryeministri në detyrë dhe lideri i VV-së, Albin Kurti, duhet të dalë publikisht për të kërkuar lirimin e Hashim Thaçit dhe të tjerëve.
Sipas tij, përmes kësaj do të kuptonin të gjithë se Kurti është shqiptar dhe se nuk qëndrojnë pretendimet se Kurti ka deponuar dosje në Gjykatë Speciale.
“Ku e dimë nesër a është kryeministër ajo, ma mirë le të del që s’ka deponu dosje në Hagë, por del le të urojë mirëseardhje”, ka thënë Tahiri në Kosova Live të T7.