Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se agjenda legjislative e prezantua nga Qeveria ka qenë listë dëshirash, raporton Ekonomia Online.
Kuvendin ai e ka quajtur shumicë e dobët që nuk ka mundur të përmbush planin as për së afërmi.
“Agjenda legjislative e prezantua nga Qeveria ka qenë listë dëshirash. Ky Kuvend është shumica më e dobët që i ka vendosur ligjet”.
“Si grup kemi ngritur debat dhe do të kemi debat çështjen e energjisë. Në Kuvend duhet të debatojmë për këtë temë të rëndësishme dhe nuk duhet të jetë ngritje të çmimit të rrymës”.
Për iniciativën “Open Balkan”, ai tha se është gabim dhe se Kosova nuk duhet të marrë pjesë, ngase është vend i pavarur dhe nuk ka nevojë për avokat, raporton EO.
“Kosova mund të bëhet pjesë e ‘Open Balkan’ kur ta njeh Serbia. Çfarëdo tentative tjetër që nuk ka qartësi është gabim”.
“Nuk ka efekt për Kosovën. Ne jemi vend i pavarur dhe nuk kemi nevojë për avokat, nuk kemi nevojë me hy diku ku nuk na sjellë të mira”.