Shefi i grupit parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, ka thënë se Ligji i Pagave duhet që të shkojë në Kuvend sa më shpejtë të jetë e mundur, raporton Ekonomia Online.
“Vendimet antikushtetues dhe antiligjore të cilat Qeveria i mori dhe nuk dëgjoi as debatin parlamentar as kërkesat e opozitës. Vendimi fundit trego qe kërkesa jonë ndaj ZRRE-së për mos rritje të rrymës është e drejtë. Keni nda 100 milion euro që mund të shkonin në investime kapitale. Mbi këtë bazë dëmi shkon më i madh. Cili do të jetë veprimi i kthimit të parave të tarifave tek qytetarët?. Ligji i pagave nuk vje në kuvend, nesër ka paralajmërim për greva. Qeveria nuk syno të rrit pagën minimale, por ta zvarrit këtë proces dhe deri më tani asnjë punëtor në sektorin privat nuk ka arrit ti marr 100 euro. Është tepër më rëndësi që sa ma shpejt ligji i pagave të vje në Kuvend”, tha ai.