Tahiri: Ligji për zyrtarët e lartë ka për qëllim kapjen e administratës, është anti-Kushtetues

Prishtinë | 02 Nën 2022 | 14:10 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është takuar me Sindikatën e Pavarur të Administratës së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Pas takimit shefi i Grupit, Besnik Tahiri, tha se temë e takimit ishte Ligji për Pagat dhe ai për Zyrtarët e lartë publik.

Ai ka kërkuar që Ligji i pagave të hyjnë në fuqi në janarin e vitit të ardhshëm. Duke shtuar se Ligji për zyrtarët e lartë publik ka për qëllim kapjen e administartës.

Sipas tij, Ligji është anti-Kushtetues dhe ka për qëllim rritjen e nivelit të korrupsionit dhe klientelizimit.

“Ligji i pagave duhet të hyjnë në fuqi në 1 janar. Ai për Zyrtarët e ka për qëllim pamje e 1 mijë e 600 pozitave të nivelit të lartë, është anti-Kushtetues të rritet korrupsioni klinetelizimi. Po synohet të bëhen shërbëtor të Qeverisë”.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës, Ali Gashi, tha se këto dy ligje janë jetike për administratën.

“Këto ligje janë të rëndësishme për shërbyesit civil. Kërkuam që nga AAK-ja që në bazë të kompetencave të insistojnë për miratimin e ligjeve sepse janë shumë të rëndësishme dhe ka kohë që po i presin shërbyesit civil dhe zyrtarë publik”.

“Ne sigurojmë që do të jemi për bashkëpunim me të gjitha grupet parlamentare që kanë synim Ligjin e pagave”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme