Formimi i ushtrisë së vendit ka qenë pjesë e premtimeve dhe zotimeve të politikanëve para dhe gjatë fushatës zgjedhore, mirëpo sipas analistit Ramush Tahiri ky ligj do të e vështir për Qeverinë e re të Kosovës.
Tahiri, në një prononcim për Indeksonline, ka shpjeguar se për t`i votuar ndryshimet kushtetuese do të duhen të bindën 2 të 3-at e minoriteteve, për të cilët ka shprehur dyshime se do të mund ta votojnë ushtrinë e ardhshme të Kosovës.
“Do të nevojitën 2 të 3-tat e deputetëve të minoriteteve që votohet për ndryshime në Kushtetutën e Kosovës. Tani duhet të pyetën dhe të binden serbët për këto ndryshime kushtetuese, në mënyrë që të transformohet FSK-ja në Ushtri të Kosovës, por unë nuk besoj që do të arrij t`i bind ndokush sepse deri më tani asnjë prej serbeve sado bashkëpunues të jetë nuk ka dhënë ndonjë deklaratë se do ta votonte për ndryshimet kushtetuese për formimin e ushtrisë së Kosovës”, ka thënë Tahiri.
Ai thekson se ishte Lista serbe, ajo që kundërshtoi fuqishëm iniciativën e Presidentit Thaçi, për formimin e Ushtrisë së Kosovës, me anë të ligjit që parashihte këtë.
“Lista serbe siç edhe kanë deklaruar vetë, ata marrin instruksione nga Beogradi zyrtar, dhe se do të jetë shumë e vështirë të bindën që ta votojnë transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës, dhe këtë sigurisht e dinë Qeveria e re e Kosovës.