Tahiri: Marrëveshja për energjinë po kushtëzohet me formimin e Asociacionit

Prishtinë | 07 Mar 2017 | 15:34 | Nga

Mosformimi i Asociacionit të Komunave Serbe ka bërë që Serbia të mos e zbatojë marrëveshjen për energjinë.

Kështu tha sot ministrja për Dialog, Edita Tahiri, gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Zhvillim Ekonomik me qellim që t’i njoftojë anëtarët e këtij komisioni për ecuritë e anëtarësimit të KOSTT-it në ENTSO.Tahiri, po ashtu ka treguar arsyen pse Kosova nuk mund të zbatojë masa reciproke ndaj Serbisë duke thënë se me ndaljen e rrymës nga ana e Kosovës do të destabilizonte tregun energjetik. Por kryetari i Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Muhamet Mustafa, tha se Asociacionin nuk po e bllokon pala kosovare por vetë serbët duke aluduar në deputetët e Listës Serbe

Anëtarët e komisionit, u shprehën të pakënaqur me ngecjen e zbatimit të marrëveshjes. Ata me këtë rast propozuan edhe masa konkrete ndaj Serbisë, ndërkaq, nga Qeveria kërkuan sjellje të kujdesshme dhe adekuate lidhur me çështjen.

Ata kanë kërkuar të dinë nga Tahiri arsyet pse Kosova nuk merr masa që të ndaloja palën serbe t’i shfrytëzoj linjat ergjetike në pjesën veriore. Besim Beqaj, anëtar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik , ka thënë se duhet të dihet se anëtarësimi i KOSTT-it ka qenë me kushte.

Ai ka treguar se marrëveshjet teknike janë ofruar edhe më herët. Madje sipas tij ka pas ide që të bëhen edhe investime të përbashkëta .

Por sipas Tahirit, qëllimi i bisedimeve me palën serbe në Bruksel është që zbatimi i marrëveshjes nga pala serbe do të nënkuptonte që të Serbia me strukturat paralele të hiqet nga veriu, Kosova të shtrijë sovranitetin në energji dhe të vejë kontrollin në të gjithë vendin në fushën e energjisë. Po ashtu sipas Tahirit, marrëveshja është që në këmbim të shuarjes së strukturave në këmbim t’i lejohet një kompanie që do të bëjë furnizim dhe e njëjta kompani do të bëjë shërbime teknike në bashkëpunim apo si nënkontraktore e KEDS-it për t’i shpërndarë fakturat dhe mbledhë paratë për pagesat e rrymës.

Të ngjashme