Tahiri: Mundi e sakrifica e UÇK-së na kujton sot se sa e shtrenjtë është liria dhe pavarësia

Prishtinë | 12 Qer 2023 | 13:00 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në ditën e çlirimit të Kosovës, ka thënë se populli i Kosovës kaloi shumë sfida, momente të vështira. Në profilin e tij në Facebook, ai shkroi se mundi e sakrifica e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës na kujton, sot, se sa e shtrenjtë është liria dhe pavarësia, sepse janë bërë 24 vjet që frymojmë lirshëm.

Shkrimi i plotë:

U bënë 24 vjet që frymojmë lirshëm!

Të ndrydhur e pa ëndrra. Kaluam shumë sfida, momente të vështira por kishim edhe shumë gëzime. 24 vite më parë isha refugjat i humbur nga izolimi i plotë i viteve të 90-ta, pa ëndrra për të ardhmen, i tëri i pa shpresë. Por, ishte mëngjesi i 12 qershorit të vitit 1999, kur rruga e shpresës u hap dhe hyra në vendin tim me trupat e NATO-së të udhëhequr nga Amerika. Kjo datë do të mbahet mend gjatë, pasi shënon triumfin ndaj agresorit dhe çlirimin e vendit.  

Mundi e sakrifica e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës na kujton, sot, se sa e shtrenjtë është liria dhe pavarësia, sepse janë bërë 24 vjet që frymojmë lirshëm. Përulemi me respektin e përjetshëm për dëshmorët tanë që ranë për liri, shpirtin e madh e human të botës së përparuar, e veçmas ShBA-së dhe shteteve të NATO-së që parandaluan një epokë të përhumbjes dhe ndihmuan në çlirimin e vendit tonë.

Të ngjashme