Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se nuk duhet heshtur ndaj krimeve që ka bërë Serbia në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Ai gjatë homazheve që ka bërë së bashku me deputetët e PDK-së në përvjetorin e masakrës së Rezallës, ka thënë se kryeset e krimeve ende janë në lirë.
“Bashkë me deputetët e PDK-së jemi për të përkujtuar masakrën e tmerrshme që gjenocidi serb ka bërë kundrejt shqiptarëve, dhe pothuajse pas dy dekadave ende gjenden të lirë fajtorët, kurse padrejtësisht nga Ushtria jonë e lavdishme po mbahen në burg”, tha Tahiri.
“Bëjmë thirrje që të mos heshtin para krimeve që kanë bërë ndaj shqiptarëve, mos të heshtin para atyre që kanë masakruar sepse pa u dënuar fajtorët nuk do ketë qetësi, andaj vënia e drejtësisë ka shumë rëndësi”, theksoi tutje ai.
I pyetur për pritshmërie e qeverisë së re lidhur me fatin e te pagjeturve dhe dialogun, Tahiri tha që
“Ne shpresojmë që përpjekjet tona nuk do ndalen edhe nga qeveria e re, pra nuk do ndalemi sidomos tek plagët më të rënda që e rendojnë gjendjen tonë, pra edhe në kuadrin opozitar ne do bëjmë përpjekje në këtë drejtim qe njëherë e përgjithmonë te zbardhet fati i të pagjeturve”, përfundoi Tahiri.