Tahiri: Në programin tim, gastronomët do të përfitojnë zero taksë tatim në pronë

Prishtinë | 28 Sht 2021 | 22:59 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka treguar se gastronomia është goditur më së shumti nga pandemia, duke shtuar se duhet falur gjobat.

Tahiri theksoi se në programin e tij, zero taksë tatim në pronë do të përfitojnë të gjithë gastronomët e të rinjtë vushtrrias.

Postimi i plotë:

Faleminderit gastronomëve të Vushtrrisë për bashkëpunim, bashkë kemi përballuar më lehtë pandeminë. Gastronomët janë goditur fort nga pandemia, dënimet e gjobat duhet të ju falen, Komuna dhe unë do të jemi gjithë bashkë me gastronomët. Me programin tonë, 0 taksë e tatim në pronë, përfitojnë të gjithë gastronomët dhe të rinjtë vushtrrias pa dallim. #160 #LDK

https://www.facebook.com/xhafertahiriofficial/videos/6791173680896333

Të ngjashme