Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se në trevjetorin e Qeverisë Kurti, Kosova ka pësuar dëme e kthim në pikën më të errët, raporton Ekonomia Online.
Në një konferencë për media, Tahiri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është dorëzuar dhe se po kërkon zgjedhje të parakohshme.
“Kjo konferencë vjen në ditën e trevjetorit të Qeverisë së Albin Kurtit. Ne kemi përgatitur një kërkesë për një debat në trevjetorin e kësaj keqqeverisje që ka arritur t’i bëjë vetëm dëme vendit dhe ta kthejë Kosovën në pikën më të errët që nuk e ka besuar askush asnjëherë. Mirëpo, jam i kënaqur që dje Kurti më në fund e tha edhe vet dhe e ka kuptuar që duhet të dorëhiqet, u dorëzuar dhe e vendi të shkojë në zgjedhje.
“Kur në fillim të këtij mandati, kryetari Haradinaj thoshte se ‘keni kujdes se ky është një mashtrues’, njerëzit shikonin me huti të mëdha. Ajo që karakterizohet në këto tri vite është një qeverisje që nuk i qëndroi mbrapa asnjë vendimi të vet, dhe siç e patë edhe dje kryeministri u dorëzuar duke e dorëzu mandatin në trevjetorin e tij dhe duke kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhjet. Më duhet që sot të shpreh mospajtimin në emër të AAK-së për mënyrën sesi Kurti dëshiron ta bëjë ikjen nga përgjegjësia e tij si kryeministër. AI këtë ikje do ta trajtojë përmes komunikimit të tij të sofistikuar në raport me opozitën. Nuk është problem Kuvendi, por qeverisja e Kosovës”, tha Tahiri para mediave.
AAK ka prezantuar një rezolutë që qeveria të përmbyllë mandatin e saj me dorëheqje, duke votuar siç tha si mocionin e propozuar nga AAK për rrëzimin e qeverisë.
“Të gjitha parametrat e deritashëm, sot në trevjetorin e kësaj qeverie kanë dëshmuar se janë plotësuar të gjitha kushtet që qeveria të përmbyllë mandatin e saj me dorëhqeje duke e votuar në kuvend mocionin e propozuar nga AAK për rrëzimin e kësaj qeverie dhe hapi i dytë që të vetshpërbëhet Kuvendi dhe vendi të shkojë në zgjedhje”, tha Tahiri.
“Ne kemi përgatitur një kërkesë për një debat parlamentar në trevjetorin e kësaj keqqeverisje, e cila realisht ka arritur t’i bëjë vetëm dëme Kosovës dhe ta kthejë në pikën më të errët që nuk e ka besuar askush ndonjëherë”, ka thënë Tahiri.