Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri është shprehur optimist për themelimin e ushtrisë në fund të kësaj jave.
Tahiri në Info Magazine tha se dita e premte është shumë e rëndësishme dhe se po këtë ditë do të bëhet ushtria.
“Padyshim që ushtria do të bëhet. Do të votohen ligjet që ndërlidhën me transformimin e FSK-së dhe dhënien e mandatit të ri”.
“E premtja padyshim do të jetë një ditë ku qytetarët e Kosovës dhe shteti i Kosovës nga ajo ditë do ta ketë ushtrinë e vet”.
Tahiri foli edhe për komentet dhe kërcënimet nga ana e Serbisë lidhur me çështjen e transformimit të ushtrisë, dhe potencoi se transformimi i ushtrisë është një proces që i kontribuon paqes.