Tahiri nga Suheraka: Të rinjve u garantojmë program me përkrahje financiare, 137 është adresa e tyre

Prishtinë | 05 Shk 2025 | 21:19 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i AAK-së për deputet të Kuvendit, Besnik Tahiri, tha se takimi me të rinjtë e Suharekës ishte “një kënaqësi e veçantë – të dëgjosh për rezultatet dhe arritjet e tyre, si dhe për projeksionet e tyre për të ardhmen”, shprehet ai.

Andaj, Tahiri vlerëson se kësaj gjenerate, me këto shkathtësi, shteti i detyrohet së paku dy detyra kryesore:

“T’u ofrojë qasje në financa dhe grante. T’i mbështesë në qasjen në tregjet vendore dhe ndërkombëtare”, shkruan ai.

Tahiri deklaron se AAK e ka “garantuar në program përkrahjen financiare, masa lehtësuese dhe mbështetje për t’i ndihmuar ata të zhvillojnë veten dhe ekonominë”.

Të ngjashme