Viti 2018 do të jetë vit i sundimit të ligjit. Kështu ka deklaruar ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri derisa ka folur në konferencën e organizuar nga digaseterin që drejton në bashkëpunim me Odën Amerikane.
Aty është diskutuar për problemet që kanë bizneset që ushtrojnë veprimtari të ndryshme në Kosovë.
Tahiri ka shtuar se me marrjen e detyrës së ministrit është munduar që të shtyjë përpara proceset gjyqësore që me vite të tëra vazhdojnë të qëndrojnë nëpër gjykata.
Ai ka theksuar edhe mundësinë e krijimit të një departamenti ekonomik që do të merrej me zgjidhje e kontesteve gjyqësore të bizneseve.
Këtë ide të tij e ka përkrahur edhe Ardi Kika nga Oda Amerikane, ku deklaroi se Kosova është në rrugë të mirë për krijimin e mundësive të bizneseve që të kenë një derë ku të drejtohen. Kika ka shtuar se ende ka punë për tu bërë. Ai bëri më dije se Kosova ndodhet në venin e 44 në përmbarimin e kontratave por tha që kjo nuk është e mjaftueshme.
Kurse Nehat Idrizi nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka thënë se është shtuar numri i punëtorëve nëpër gjykata me 50 sish, që do të mundësojnë zgjedhjen e konteksteve biznesore në mënyrë sa më të shpejtë.
Idrizi ka treguar se nëpër gjykata ka mbi një mijë e 200 lëndë që presin zgjidhje dhe vetëm katër gjykatës që merren me zgjidhjen e tyre.