Tahiri: PDK dhe VV për poena politik nuk po e votojnë buxhetin e Komunës, po rrezikojnë projektet

Prishtinë | 05 Tet 2021 | 21:14 | Nga Ekonomia Online

Xhafer Tahiri: PDK dhe VV për të fituar poena politik nuk po e votojnë buxhetin e Komunes dhe po rrezikojnë projekte të rëndësishme për qytetarët e Vushtrrisë

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar komune në zgjedhjet e 17 tetorit është musafir në Debat zgjedhor në RTK live.

Tahiri në debat zgjedhor për zgjedhjet lokale 2021 potencoi se PDK dhe VV duke mos e votuar buxhetin e Komunës po rrezikojnë projkete vitale të Vushtrrisë në vitet e ardhshme duke i dëmtuar qytetarët.

“Partitë opzitare, PDK dhe VV për herë të parë në histori janë bërë bashkë në histori të Komunës së Vushtrrisë dhe nuk e aprovuan buxhetin ku rrezikojnë projekte të rëndësishme për qytetarët e Vushtrrisë” tha Tahiri.

https://www.facebook.com/rtklivecom/videos/212550510969260

Të ngjashme