Tahiri për Deharin: Që 45 herë është duke shkelur Kushtetutën e Kosovës

Prishtinë | 11 Kor 2025 | 11:30 | Nga Ekonomia Online

Abelard Tahiri, nga foltorja e sallës plenare të Kuvendi të Kosovës tha se kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari që 45 herë po shkelë Kushtetutën e vendit.

Ai bëri thirrje të kthehet në rendin e ditës, derisa tha se qytetarët e Kosovës po mbajnë peng institucionin e qytetarët.

“Sot është hera e 45-të që kryesuesi i seancë është duke shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Kjo është e papranueshme”, tha Tahiri.

Të ngjashme