Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se procesi referendumit për largimin e kryetarëve nga komunat veriore, është i dështuar dhe ka vënë Kosovën në një “kurth të panevojshëm”, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, legjitimiteti i kryetarëve po kontestohet edhe nga Bashkimi Evropian.
“Ne fatkeqësisht kemi thënë se Kosova e ka vendosur vetën në një kurth të panevojshëm me një çështje të tillë. Po e shohim edhe më shumë involvimin e presidentit të shtetit fqinj në çështjet tona të brendshme. Dita e djeshme nuk ka zgjedhur asgjë fatkeqësisht, sepse BE i sheh si kryetar jolegjitim ata kryetar. Masat duhet të hiqen sepse demi po i bëhet qytetarëve, jo Qeverisë. Ne kemi kërkuar dhe kërkojmë që ato masa të largohen”, deklaroi Tahiri.