Tahiri: Përçarjet brenda VV-së të ndikuar nga partitë tjera e apetitet personale

Prishtinë | 10 Jan 2018 | 08:05 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përçarjet në Lëvizjen Vetëvendosje mund të jenë ndikuar nga partitë e tjera, grupe të interesit, por edhe nga apetitet personale brenda partisë, i ka thënë Ekonomia Online, Ramush Tahiri, njohës i rrethanave politike në vend.

Sipas tij, dorëheqjet e shumë zyrtarëve nga VV vijnë pasi kjo parti ka pasur rritjen më të madhe që nga themelimi prandaj ka mundësi që të jenë rritur edhe apetitet e fraksionet brenda partisë.

“Kriza në partitë politike është ciklik, ndodh kur transformohet sepse ndryshe është thjeshtë në opozitë ndryshe është të punosh brenda sistemit dhe pushtetit ku i ke obligimet edhe ndërkombëtare, por i ki edhe kufizimet buxhetore dhe kufizimet e tjera. Vetëvendosje është bërë partia e  parë e ka pas një rritje të mirë dhe të madhe edhe është normale që me një parti që ka një traditë dhe kaq gjatë rriten edhe apetitet, fraksioniste dhe lideriste të grupeve të ndryshme, nuk mundemi me i mohu edhe ndikimet tjera qoftë nga partitë tjera e nga grupet e tjera të interes”, tha Tahiri për EO.

Gjithë transformime brenda partive janë të pandalshëm dhe të zakonshme pa marrë parasysh cilat janë pasojat, vlerëson ai.

“Unë nuk konsideroj që është mirë për Vetëvendosjen, por edhe për Kosovën që të ketë një fraksion tjetër por mund të ketë edhe fraksion edhe prej njerëzve se sa janë të thella dallimet edhe konceptuale, por edhe personale. Nëse ndahet një grup parlamentar atëherë a do të shkon me qeverisjen që t`ia rritë numrat apo nuk do të shkon mbetet të shihet, por transformimet brenda partive janë të pandalshëm dhe të zakonshme pa marrë parasysh qysh janë pasojat”.

Gjithë kjo që po ndodh me VV-në është duke pamundësuar bashkëpunimin opozitar. Tash VV po merret me çështje të brendshme e nuk po e përmend më mocionin për rrëzimin e qeverisë, raporton EO.

Mirëpo Tahiri edhe pse thotë se votat për rrëzimin e qeverisë mund të sigurohen nuk beson në një gjë të tillë.

Kjo për faktin se ai nuk sheh ndonjë bashkëpunim nga opozita për nj gjë të tillë. Bashkëpunim ky i cili sipas Tahirit i ka munguar gjithmonë në skenën politike në Kosovë.

“Mund t’i kaloj se nuk po shoh nga opozita që ka ndonjë bashkim për qeverisje të re ose për zgjedhje të reja sepse po ka krizë edhe në partitë opozitare si në Vetëvendosje edhe në LDK sa i përket konceptit të shtet ndërtimit të ardhshëm dhe edhe pse votat mund të sigurohen për rrëzimin e qeverisë sepse varet edhe nga Lista Serb”, tha ai

“… nuk po shoh që ka alternativë se si të qeveriset më tej sepse Kosova ka ardhur në fazën e tranzicionit që duhet të marrë vendime të mëdha edhe ku ka një konsensus nacional do me thënë nuk varet shumë prej kësaj ose asaj partie. Fatkeqësisht ne nuk kemi bashkëpunim opozitar nuk kemi pasur asnjëherë, opozita kritikon pse është opozitë jo pse ka ndonjë alternativë ose ndonjë zgjidhje dhe kjo është e keqe për Kosovën”.

 

Të ngjashme