Në kuadër të bashkëpunimit mes dy qyteteve, kryetari i qytetit Norwalk të Shtetit të Iowa-s të ShBA-së, Tom Phillips, me një delegacion të gjerë nga SHBA-të, sot po qëndron për vizitë në qytetin e Vushtrrisë, me ç’rast janë pritur nga i pari i kësaj komune, Xhafer Tahiri.
Tahiri e njoftoi Phillips me potencialet zhvillimore të Vushtrrisë në përgjithësi, por edhe investimet që po bëhen në përkrahje të zhvillimit ekonomik.
Tahiri ka folur me theks të veçantë për bujqësinë dhe potencialet e mëdha të saj, si dhe për bashkëpunimin mes dy qyteteve që nxënësve dhe studentëve vushtrrias t’ju ipet mundësia për shkollim në degët e bujqësisë në Shtetin e Iowa-s.
Phillips u shpreh shumë i kënaqur dhe optimist se binjakëzimi mes dy qyteteve do të jetë në interes të qytetarëve të dy vendeve, por edhe ndarje së përvojave të mira mes administratës lokale të dy qyteteve.
Gjatë këtij takimi është biseduar edhe për termet konkrete të bashkëpunimit në kuadër të binjakëzimit mes Komunës së Vushtrrisë dhe Norwalk të SHBA-ve.
Gjatë qëndrimit në Vushtrri, delegacioni nga Iowa po viziton edhe institucione, shkolla por edhe biznese të njohura të Vushtrrisë, ndërsa në mbrëmje pritet të bëhet ceremonia zyrtare e nënshkrimi të marrëveshjes së binjakëzimit mes dy qyteteve si dhe shpallja Qytetar Nderi i Vushtrrisë të kryetarit të Norwalk-ut, Tom Phillips.