Ministri i Drejtësisë (MD) Abelard Tahiri, ka mbajtur konferencë për medie lidhur me të arriturat procesit në rekrutimin e noterëve të rinj, shkruan Ekonomia Online.
Tahiri në këtë konferencë ka treguar sj ka shkuar faza e rekrutimit të noterëve ai thënë se sipas një analizë nga ana e tij është dashur të rritet numri i noterëve pasi në 10 komuna nuk ka noterë fare.
“Ashtu si e kam theksuar kam qenë i përkushtuar ne përzgjedhjen e rekrutimit. Prej ardhjes sime ka qenë përcaktim i imi pas një analize se duhet të rritet numri i noterëve. Pasi janë rreth 70 noterë ku një ditë do të dalin edhe ne pension konform edhe ligjit të ri si propozim i ministrisë së drejtësisë është organizuar provimi j noterisë. Jemi në përmbyllje të provimit kur sot janë shpallë rezultatet”.
“Numri i noterëve do të jenë rreth 130 komfort analizës, Kosovës i duhen rreth 200 noterë, si ministër nuk e kam parë të arsyeshme të rekrutohen numri i noterëve. Janë 10 komuna që s’kanë noterë fare”.
“Jemi në përfundim të një analizë ku prej 130 qe duhet të rekrutohen aktualisht mendojmë do të rekrutojmë 50 apo 60 noterë në fazën e parë. Çdo noterë që funksion ka mundësi që në këtë konkurse të kërkoj ndryshimin e vendit të tij p.sh na Prizren në Prishtinë. Sot janë shpallur rezultatet finale janë edhe 4 ditë që këta persona nuk janë pranuar të ankohen”.
Tahiri gjithashtu ka mohuar se janë pranuar familjarë në këtë konkurs madje ai tha se për çdo shkelje nëse është bërë ministria e Drejtësisë do të jap përgjegjësi nëse kjo dëshmohet.
“Është një prej proceseve më të organizuara dhe kushdo qe ka një fakt të vetëm që deri sot nuk është ofruar ose është manipuluar do të jap përgjegjësi edhe vet në jemi të gatshëm të japim përgjegjësi për çdo lëshim”.
“Vetëm gjykata mund ta kthej në pikën zero. Nuk është kompetent as ministri që te kthej në pikën zero. Prej 800 aplikantëve kemi mbërri në 175 do ta ndajmë në tri faza. Nuk kam pas asnjë familjarë as këshilltarë”, ka përfunduar Tahiri.
Elbasan Dervishaj, nga MD-ja ka thënë se ky proces ka shkuar si duhet, raporton EO.
“Gjatë kësaj faze kemi pas volum të madh të punës, kanë aplikuar 800 leja u është bërë 101 prej tyre janë refuzuar. 236 kanë kaluar në fazën e parë sa i përket rezultatit përfundimtarë 175 kandidatë.
Ndërsa Merita Konstanica, anëtare e komisionit, ka thënë se çdo anëtarë qe ka mundur të ketë konflikt interesi ka deklaruar me kohë.
“Ju siguroj se e gjithë puna është bërë në mënyrë profensionale një nga detyrat e komisionit ka qenë përpilimi i detyrave, secili anëtarë se mund te ketë konflikt interesi ka deklaruar pranë sekteratit me kohë. Secili test ka qenë i koduar inspektorati i ka eliminuar të gjitha konfliktet e interesit kështu ka ndodh edhe të kandidatet në provimin me gojë”.
Kur u pyet se a janë pranuar familjarë në këtë konkurs, Konstanica ka thëne se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.