Tahiri pyet Kurtin: Pse vëllau i drejtorit të Doganës bëri shpedicionin e kamionit që u kap me 400 kg kokainë?

Prishtinë | 27 Maj 2021 | 11:54 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka pyetur kryeministrin Albin Kurti se a ka ndonjë sqarim se si ka mundësi që vëllau i drejtorit të Doganës që u emërua një muaj më parë nga Qeveria Kurti, ishte personibqë e ka bërë shpedicionin e kamionit që u kap me 400 kg kokainë, raporton Ekonomia Online.

“A mund të dalësh ta sqarosh që si ka mundësi që vëllai i drejtorit të Doganës që e ke emëruar ti e ka kryer shpedicionin e kamionit ku u kapën 400 kg kokainë. Ky është mega skandal dhe t’i ende ske marrë asnjë veprim. Të pajtën është dashtë me suspendu e me shiku çfarë fshihet në këtë skandal”.

“Edhe më i madh është skandali se në fillim u raportua për 2200 kg kokainë e në fund u tha se u kapën vetëm 400. Ku mbetën edhe 1800 kg. Dil kryeministër e na sqaro krejt këtë skandal”, tha Tahiri, por nuk mori asnjë përgjigje nga Kurti.


Të ngjashme