Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Tahiri, ka adresuar një varg kritikash ndaj Qeverisë sa i përket qasjes ndaj Policisë.
Tahiri pyeti se si është e mundur të tradhtohet besimi qytetarë?, madje tha se Qeveria e do Policinë veç kur i’u “ngushtohet”, raporton Ekonomia Online.
“Do të kishim pasur dëshirë ta dëgjojmë tregimin e shumicës se çka mendojnë rreth tri kërkesave të Partisë Demokratike të Kosovës, që janë listuar në rezolutën e opozitës. Cila është arsyeja se pse nuk është paguar rrezikshmëria për disa muaj? A është se nuk ka buxhet? A nuk ka dije? A nuk ka vullnet? Apo këta e duan policinë veç kur ju ngushtohet?”.