Tahiri: Reforma në drejtësi është e domosdoshme

Prishtinë | 09 Mar 2018 | 11:10 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Drejtësisë ka hapur procesin e Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se kjo ministri në kuadër të mandatit të saj është e angazhuar të fuqizojë fushëveprimin institucional të sektorit të sundimit të ligjit.

“Sundimi i ligjit përbën një nga primet themelore. Për gjatë 17 viteve tradita juridike ka prodhuar legjislacion. Ministria e Drejtësisë ka marrë përsipër një analizë”.

“Viti 2018 është përcaktues për Kosovën  në të cilin po hapet debati për sistemin e drejtësisë. Rishikimi funksional bazohet në disa parime të cilat janë rritja e efikasitetit të sundimit të ligjit, vlerësimi i strukturës dhe kapaciteti i institucioneve të sundimi të ligjit”.

“Kusht i domosdoshëm është bashkëpunimi institucional dhe për këtë falënderoj institucionet e vendit. Bashkëpunimi përfaqëson përkushtimin e tyre që të rigjenerohet një reformë e cila është e domosdoshme për sistemin e drejtësisë”.

“Ky proces pritet të harmonizojë përfundimisht parimet, legjislacionin dhe institucionet përgjegjëse në këtë sektor, në mënyrë që nga ky proces i rishikimit funksional dhe nga analiza gjithpërfshirëse, të formohen konturat e forcimit të bazës së sistemit të drejtësisë dhe të definohet zhvillimi i tij në të ardhmen, brenda një mendësie demokratike dhe progresive.

Mbi këtë bazë, viti 2018 shënon vitin përcaktues në të cilin, institucionet dhe organet e drejtësisë, po hapin debatin për vlerësimin e sektorit të sundimit të ligjit”

Këto komente Tahiri i bëri në ceremoninë e organizuar nga ministria që drejton ku ka filluar procesi i Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit.

Në hapje të procesit kanë marrë pjesë presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj e kreu i Kuvendit Kadri Veseli.

 

Të ngjashme