Tahiri ka theksuar se kjo rritje e pagave ndikon edhe në pritjen e qytetarëve që kanë ndaj gjyqësorit.
“Rritja e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët e Republikës së Kosovës, duhet të shihet si investim drejt përmbushjes së pritjeve të qytetarëve tanë për një gjyqësor efikas, të pavarur dhe llogaridhënës. Krahas bazës ligjore dhe pavarësisë së plotë për të mbrojtur ligjshmërinë mbi të cilën zhvillohet një shtet bashkëkohorë, tani e tutje gjyqtarët dhe prokurorët tanë do të kenë pagat më të dinjitetshme në rajon”, ka shkruar Tahiri.
Sipas të parit të drejtësisë, pagat më të larta në rajon duhet të arsyetohet me qasje kuptimplotë në drejtësi për të gjithë qytetarët.
“Natyrisht kjo rrit edhe pritjet tona për shtim të efikasitetit në angazhimin e tyre për zbatimin e mirëfilltë të ligjit, luftën e pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe qasjen në drejtësi kuptimplote dhe të barabartë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës” ka përfunduar Tahiri.