Tahiri: Rruga për Podujevë është bërë si rrugë për Kandahar

Prishtinë | 19 Qer 2024 | 09:38 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar për gjendjen e rrugëve magjistrale në Podujevë, Gjakovë, Mitrovicë e Gjilan.

Tahiri ka thënë se këto rrugë janë bërë të rrezikshme si në Kandahar.

“Rruga për Podujevë është bërë si rrugë për Kandahar, e rrezikshme, e dëmshme për njerzë e vetura dhe gati e patejkalueshme. Pothuajse në të njëjtën gjendje janë edhe rrugët për Gjakovë, Mitrovicë e Gjilan, pra në të katër anët e Kosovës rrugët janë të bllokuara, ndërsa lavdet nuk ndalen”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka shtuar se për këto pak muaj që i kanë mbetur këtij pushteti, të përfundojë ndonjë rrugë.

“Mirë është që në këta muajt që i kanë mbetur kësaj qeverie të përfundojë ndonjë rrugë dhe të del me diçka konkrete në këtë 4 vjeçar. Përndryshe, po shihet që ky kabinet qeveritar është i pazot me punu diçka të hajrit për vendin”, është shprehur Tahiri.

Të ngjashme