Tahiri për arrestimin e kryeshefit të KRU “Gjakov”: Marre, skandal ndërkombëtar

Prishtinë | 28 Mar 2024 | 11:55 | Nga Flutura Sogonjeva

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kritikuar ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli pas arrestimit të tre kryeshefave të ndërmarrjeve publike. Si rastin më të rëndë ai e përmendi arrestimin e Hasan Krasniqit, kryeshef i KRU Gjakovës nën dyshimin për trafikim me njerëz, raporton Ekonomia Online.

Tahiri konsideroi se ky është një skandal dhe se për të është dashur që e tërë Qeveria të dorëhiqet.

“A e di çfarë standardi ndërkombëtar, njëri është arrestuar për trafikim, ju e keni emëruar Kryeshef e ju me qetësi keni ardh kështu po kjo është standard, edhe rrini rehat është marre, le që jemi bo hor mrena po edhe jashtë, pastaj qysh është e mundshme 67 mijë euro për mirëmbajtje verore e dimërore, mirëmbajtje e rrugëve një burimore, pse duhet me pas kontrata një burimore me mirëmbajtë rrugë, është mirë me pas sqarim, mendoj se është degradim”, ka thënë Tahiri.

Të ngjashme