Tahiri: Si opozitë s’jemi ne përgjegjës t’i japim drejtim çështjes së Asociacionit, por Kurti

Prishtinë | 30 Jan 2023 | 12:43 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, pas mbledhjes së kryesisë së kuvendit, është pyetur në lidhje me Asociacionin. Ai tha se kjo nuk është përgjegjës, por kryeministri Kurti.

Ai madje tha se i kanë kërkuar kryeministrit ta dërgojë në kuvend atë marrëveshje në mënyrë që të mund ta rrëzojnë, nëse veç ishte kundër saj.

“Ne si opozitë nuk jemi përgjegjës për t’i dhënë drejtim një çështjeje të tillë. Në këtë rast kryeministri i vendit nuk mund t’i ikë përgjegjësisë, i kemi thënë nëse je kundër sille në kuvend po e rrëzojmë me vota, ai nuk ka guxim ta bëjë asnjë veprim, ky njeri i papërgjegjshëm duhet të japë drejtim”, ka thënë Tahiri.

Sipas Tahirit tha se kryeministri Kurti më nuk po flet për njohje reciproke por për një status quo të re.

“Tashmë zoti Kurti e ka sjellë vendin në një pikë që s’po flet më për njohje reciproke por për një status quo të re”, u shpreh ai.

Të ngjashme