Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka komentuar arrestimet e sotme lidhur me dyshimet për keqpërdorim të rezervave shtetërore.
Tahiri ka thënë se sot do të duhej të shkarkohej ministrja Rozeta Hajdari.
“Arrestimet e sotme vijnë si rezultat i punës së mediave dhe policisë së Kosovës. Andaj, në funksion të mundësimit të një hetimi të plotë dhe ku Qeveria nuk shihet si pengesë, po sot do të duhej të kishim shkarkim të ministres, Hajdari. Fundja, i gjithë ky rast i abuzimit me mjete shtetërore dhe me ligjin, asocohet me emrin dhe nënshkrimin e saj, përderisa sekseri për këtë skandal korruptiv u lidh drejtpërdrejt me emrin e kryeministrit Kurtit”, ka thënë Tahiri.