Tahiri sot para mediave: Do rrëfej të vërtetën time

Prishtinë | 21 Sht 2019 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Ditën e sotme në orën 11:30 ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të flasë në lidhje me vendimin ndaj tij të Gjykatës për Krimet e Rënda. Ai do të dalë live në rrjetin social Facebook.

“Nesër në 11.30 shihemi live këtu, për të shpjeguar të vërtetën time, deri në këtë stacion të parë”, njoftoi ai në rrjetin social Facebook.

Dje në deklaratë për mediet ambasada amerikane deklaroi dje se dënimi kundër Tahirit është i pamjaftueshëm. Për SHBA vendimi ndaj ish-ministrit “demonstron pavarësinë në rritje të gjyqësorit dhe fillimin e fundit të pandëshkueshmërisë për personat me lidhje të forta”.

Pas më shumë se 13 orësh përfundoi dy ditë më parë “Gjyqi i vitit”, ai për Saimir Tahirin. Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin 5 vite burg por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet me 1/3 dhe zbret në 3 vite e 4 muaj burg e sipas Kodit Penal konvertohet në shërbim prove. Për këtë vendim ai u shpreh se ishte qesharak. Pas seancës, ai ftoi gazetarët për të zhvilluar një takim, që pritet të zhvillohet ditën e sotme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme