Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri ka takuar themeluesit e LDK-së, në Vushtrri.
Sipas Tahirit, të gjithë këta themelues të LDK-së janë njerëz puntorë e të vyeshëm më të cilët ka folur për të arriturat në vjetët e kaluara dhe planet për të ardhmen.
Tahiri në mnadatin e ardhshëm parasheh investime në infrastrukturë, ujësjellës, parkingje e shumë projekte tjera.
Postimi i plotë:
Pata kënaqësinë që të takoj themeluesit e LDK-së në Vushtrri, njerëz të mirë e punëtorë, aktivistë të palodhshëm, me të cilët folëm për të arriturat tona në qytetin e Vushtrrisë 4 vitet e kaluara dhe për planin tonë për të ardhmen. E ardhmja e Vushtrrisë është e sigurt. #160 #LDK #Vushtrri