Tahiri te Krimet e Rënda kundër zgjatjes së hetimeve

Prishtinë | 06 Shk 2019 | 11:24 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri është paraqitur këtë të mërkurë në Gjykatën për Krimet e Rënda, për shqyrtimin e ankimimit të tij kundër zgjatjes së pajustifikueshme – sipas tij, – të afatit të hetimeve, kërkesë e Prokurorisë për Krimet e Rënda.

Seanca po zhvillohet aktualisht me dyer të mbyllura, për shkak të sekretit hetimor siç raportohet nga organi i akuzës, ndërkohë që Tahiri mësohet të jetë shprehur se tashmë nuk ka më sekret hetimor, pasi Prokuroria ka “trafikuar” lajme të pafundme mbi rastin e tij, raporton Tch.

Tahiri ankimoi zgjatjen e hetimeve ndaj tij edhe me 3 muaj të tjerë, ndërkohë që në gjykatë u paraqit i shoqëruar nga avokati mbrojtës, Maks Haxhia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme