Drejtori i Inspekcionit të Komunë së Prishtinës, Adonis Tahiri, ka bërë të ditur se nga 20 gjoba të shqiptuara ndaj partive politike gjatë fushatës zgjedhore janë paguar vetëm 10 prej tyre.
LDK-ja është partia që ka numrin më të madh të gjobave ta paguara, por edhe atyre të papaguara.
Postimi i plotë i tij:
Që në fillim të aksionit ndaj subjekteve politike për organizim të tubimeve, kemi thënë se do t’i publikojmë gjobat, por edhe pagesat eventuale.
Nga raporti mujor financiar i shkurtit, kuptojmë se nga 20 gjoba të shqiptuara, 10 janë paguar deri tash:
– LVV ka paguar 6 gjoba;
– PDK ka paguar 3 gjoba;
– AKR ka paguar 1 gjobë.
Të papaguara ende, mbesin:
-LDK 5 gjoba;
-AAK 3 gjoba;
-LVV 1 gjobë;
-NISMA 1 gjobë.
Secila gjobë e papaguar, do të procedohet për përmbarim, brenda afatit të caktuar bazuar në legjislacionin në fuqi.
ASKUSH MBI LIGJIN!