Në Kuvendin e Kosovës ka nisur një seancë e jashtëzakonshme lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike, e thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e përkrahur edhe nga dy partitë tjera opozitare, raporton Ekonomia Onlie
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk është pjesëmarrëse në këtë seancë dhe sipas tij kjo tregon papërgjegjësi.
Tahiri ka thënë se në rast se nuk revokohet rritja e çmimit të energjisë elektrike, vendimi i marrur nga ZRrE do të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese. Tahiri tha se vendimi i marrur nga ZRrE nuk është i pavarur, por me direktiva të Qeverisë. Sipas Tahirit, vet mosprezenca e deputetëve të VV-së dhe kryeministrit, tregon se rritja ka qenë e sinkronizuar.
“Me këtë vendim po dëmtohen ekonomitë familjare, kjo rritje e rrezikon shtresën e mesme. Kjo rritje është diskriminuese. Vet mosprezenca e kryeministrit dhe deputetëve të VV-së kur diskutojmë për këtë rritje, tregon se rritja ka qenë e sinkronizuar”, u shpreh Tahiri.
“AAK nuk e ka lëshuar dje sallën, kemi nejt në sallë për të debatuar…sot, LVV e cila nuk është këtu, Grupi Parlamentar më i madh e injoron debatin mbi një çështje e cila ka një rendësi të jashtëzakonshme. Kjo tregon papërgjegjësi, kjo tregon ikjen nga debati, kjo tregon se kjo ka qenë e sinkronizuar me ZRRE”, tha Tahiri.
Ai ka thënë se ky vendim se me këtë vendim, Qeveria po e godet shtresën më të varfër.
“Dje në këtë seancë AAK nuk e ka lëshuar sallën për të debatuar për ligje që i kemi konsideruar të rëndësishme. Sot VV e cila nuk ëhstë këtu e injoron debatin për çështje të jashtëzakonshme. Si tri parti opozitare kemi kërkuar debat parlamentar. Vendimi nuk është i pavarur. Qytetarëve të Kosovës nuk iu paraqit qartë çmimi i rritjes. Ata që shpenzojnë mbi 800 kw orë. Qytetarët paguajnë për subvencion të qeverisë. Me këtë vendim qeveria përmes ZRRE-së është duke goditur klasën e mesme. Ne si tri grupe dhe si aleancë kemi ngitur debatin për ngritjen e çmimit enorme. Kërkesa jon është shumë e thjeshtë, duhet të revokohet dhe do ta ndalim rritjen e çmimit”, ka thënë Tahiri.