Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, kandati i LDK-së, Xhafer Tahiri bashkë me Deputeten Rrezarta Krasniqi, sot ka vizituar banorët e lagjes pranë lumit Podrança për të cilët tha se janë shumë të kënaqur me investimin e Komunës në rregullimin e shtratit të lumit Podrança dhe mbjellljen e drunjëve dekorativ pran shëtitores.
“Investimi ynë e ka ndryshuar lagje dhe përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve pa dallim.
Vazhdojmë bashkë me projekte për të gjithë qytetarët e Vushtrrisë pa dallim” ka thënë Tahiri. Postimi i plotë i Tahirit: Faleminderit banorëve të lagjes pranë lumit Podrança. Bashkë me Deputeten Rrezarta I. Krasniqi vizituam banorët të cilët janë shumë të kënaqur me investimin e Komunës në rregullimin e shtratit të lumit Podrança. Investimi ynë e ka ndryshuar lagje dhe përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve pa dallim. Vazhdojmë bashkë me projekte për të gjithë qytetarët e Vushtrrisë pa dallim.