Tahiri viziton Loni Dekor, tha se Vushtrria është e bekuar me ndërmarrës të suksesshëm e punëtor

Prishtinë | 28 Sht 2021 | 10:38 | Nga Ekonomia Online

 Kryetari i Vushtrrisë, kandidat i LDK-së për Kryetar Komune, Xhafer Tahir në vazhdën e   takimeve me bizneset vushtrriase, ka vizituar kompaninë Loni Dekor për të cilën tha se është kompani lidere në Vushtrri në përpunim të drurit, krenari e Vushtrrisë ku punojnë  200 punëtor dhe udhëheqin me sukses të madh këtë kompani e ku 80% e produkteve eksportohen në BE. 

Postimi i plotë i Tahirit: 

Vushtrria është e bekuar me ndërmarrës të suksesshëm e punëtor. LONI DEKOR është kompani lidere në Vushtrri në përpunim të drurit, krenari e Vushtrrisë. Vëllezërit Hyseni, Fatoni e Jetoni bashkë edhe me motrën e tyre e kanë ngritur këtë biznes që tani ka 200 punëtor dhe udhëheqin me sukses të madh këtë kompani e ku 80% e produkteve i eksporton në BE. LONI DEKOR ndihmoi nxënësit vushtrrias me llaptop që asnjë nxënës të mos e humbiste mësimin online kur shkollat u mbyllën 

Në Pantinë do të ndërtojmë një qerdhe publike që punëtorët e puntoret e LONI DEKOR por edhe qytetarët tjerë të kenë një vend të sigurtë e edukativ për fëmijët e tyre.  

Faleminderit, jam i nderuar të ju shërbejë si Kryetar i juaji! 


Të ngjashme