Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, kandidati i LDK-së për kryetar komune, Xhafer Tahiri në vazhdën e takimeve të shumta po merr mbështetje të madhe nga qytetarët vushtrrias.
Ai sot ka shkrua se mbështetja dhe energjia që po merr nga qytetarët është duke e motivuar të vazhdojë me projekte e punë për të gjithë qytetarët pa dallim. “Vushtrria zhvillohet me projekte e program, projektet tona sjellin punësim e zhvillim për Vushtrrinë.Vazhdojmë bashkë për qytetin që e duam!” ka shkruar Tahiri.
Postimi i plotë:
Mbështetja dhe energjia që po marrim nga qytetarët më motivon të vazhdojmë me projekte e punë për të gjithë qytetarët pa dallim. Vushtrria zhvillohet me projekte e program, projektet tona sjellin punësim e zhvillim për Vushtrrinë. Vazhdojmë bashkë për qytetin që e duam! #Vushtrri #election #4×4