Tahiri zotohet se punësimi i më shumë grave e të rinjve do të jetë detyrimi i tij në mandatin e ri

Prishtinë | 04 Nën 2021 | 11:49 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, kandidati i LDK-së për kryetar komune, Xhafer Tahiri sot është zotuar që punësimi i më shumë grave e të rinjve do të jetë detyrimi i tij në mandatin e ri si Kryetar i Komunës.

Tahiri ka shkruar se programi i tij Vushtrria për të gjithë parasheh që punësimi i grave dhe të rinjve të krijojë zhvillim në Vushtrri.

Postimi i plotë i Tahirit:

GRATË, TË RINJTË, PUNËSIMI = ZHVILLIM

Vushtrria për të gjithë

Zotohem që punësimi i më shumë grave e të rinjve do të jetë detyrimi im në mandatin e ri si Kryetar i juaji.

Të ngjashme