Nëntë milionë njerëzve u është thënë të evakuohen, pasi Japonia është goditur nga një prej tajfunëve më të fuqishëm që vendi ka parë ndonjëherë.
Nanmadol ka sjellë viktima dhe dhjetëra të plagosur. Pothuajse 350,000 shtëpi janë pa energji elektrike.Transporti dhe biznesi janë ndërprerë dhe vendi është i përgatitur për përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje dheu.
Shërbimet e trenave, tragetet dhe qindra fluturime janë anuluar. Stuhia parashikohet të kthehet në lindje dhe të kalojë mbi ishullin kryesor të Japonisë Honshu përpara se të largohet. Kryeqyteti, Tokio, ka pasur reshje të dendura shiu.
Një alarm i nivelit pesë, më i larti në shkallën e paralajmërimit të fatkeqësive në Japoni, është lëshuar për më shumë se 500,000 njerëz në zonat Kagoshima, Miyazaki, Oita, Kumamoto dhe Yamaguchi.