Tajlanda i është bashkuar Japonisë si ndër vendet e para që licencojnë aktivitetin e bursave të kriptovalutave.
Vendi i Azisë Juglindore licencoi katër bursa, Bx, Bitkub, Coins dhe Satang Pro, ndërsa një tjetër bursë e quajtur Coin Asset është duke pritur të licencohet.
Licencimi i bursave është parë si një hap i rëndësishëm jo vetëm për legjitimimin e aktivitetit me kriptovalutat, por edhe si shembull për ato vende që duan të ndjekin një praktikë të ngjashme.
Gjithashtu kjo pritet ta ndihmoj Tajlandën që të shndërrohej në një qendër të Blockchainit në Azi.
Ndërsa, aktualisht në Azinë Juglindore është Singapori destinacionin kryesor i industrisë sw kriptovalutave.