Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka pritur sot në takim Piya Sutthima Keskin, zyrtar nga Departamenti i Promovimit të Tregtisë Ndërkombëtare në qeverinë e Tajlandës.
Gjatë takimit u shpalosën objektivat e OEK-ut për mandatin katërvjeçar me fokus në rritjen dhe promovimin e eksporteve si dhe harmonizimin e nevojave të tregut të punës me sistemin edukativo – arsimor, fusha në të cilat nga Tajlanda u premtua përkrahje në të ardhmen si partnere strategjike.
Rukiqi e falenderoi Sutthima Keskin me bashkëpunëtor për marrëdhëniet e mira mes dyja vendeve, dhe e theksoi rëndësinë e shtrirjes së bashkëpunimit përmes iniciativave dhe projekteve të përbashkëta të cilat janë të rëndësishme të gjejnë përkrahjen nga institucionet relevante Tajlandeze.