Tajvani ka shënuar të shtunën vdekjen e parë nga COVID-19 brenda tetë muajve të fundit, nga maji i vitit 2020 atje nuk pati asnjë të vdekur nga ky virus.
Ministri i Shëndetësisë, Chen Shih-chung, ka bërë të ditur se personi që ka ndërruar jetë ka qenë një grua e moshës 80 vjeçare.
Gruaja që ka ndërruar jetë ishte e prekur nga diabeti.
Ky shtet kishte marrë hapa të hershëm për menaxhimin e përhapjes së koronavirusit, të cilët u cilësuan efektivë. Megjithatë, atje deri tani janë konfirmuar 909 raste pozitive me virus, nga fillimi i janarit janë shfaqur 19 raste, shkruan Euronews.