Një edicioni si trajner në elitën e basketbollit të Greqisë, Fotis Takianos u sfidua nga oferta e Bashkimit të Prizrenit për të punuar në Kosovë.
Edhe pse nuk kishte fare informata për basketbollin kosovar, Takianos pranoi ofertën e klubit nga Prizreni. Ai insiston se nuk gaboi që pas elitës së Greqisë vendosi të punojë në elitën e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.
Është vetëm trajneri i dytë nga Greqia që ka punuar në Kosovë, pasi edicionin e shkuar Dimitris Papadopoulos për një periudhë ishte në krye të Trepçës.
“Po bëhet një muaj e gjysmë që kam ardhur në Kosovë dhe po besoj se kam marrë vendimin e duhur për ta drejtuar Bashkimin. Me bindje të plotë them se jam i kënaqur me këtë lëvizje”, shprehet Takianos.