BE lanson fushatën rreth cilësisë në arsim, video-mesazhi më i mirë fiton 500 €

Prishtinë | 29 Maj 2018 | 16:01 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë dhe Qendra Kulturore dhe Informative e BE-së (EUICC) kanë lansuar kampanjën #Velfie, e cila është pjesë e kampanjës për Arsim Cilësor.

Pjesë e kësaj kampanje mund të jenë nxënës nga e gjithë Kosova. Ata duhet të përgatisin një video-mesazh 15 sekondash për person rreth asaj se si e shohin cilësinë në arsim dhe ta publikojnë atë në rrjetet sociale “Facebook” dhe “Instagram” me mbishkrimin #Velfie.

Tri video që marrin që marrin më së shumti pëlqime do të vlerësohen nga juria, e cila do të zgjedh videon me mesazhin më të mirë, raporton Ekonomia Online.

Videoja më e mirë do të fitojë 500 euro. Gara do të jetë e hapur nga 29 maji deri më 11 qershor në orën 17.

Dimitris Machoidise nga zyra së BE-së në Kosovë, u tha nxënësve të pranishëm në hapje të kampanjës së cilësia në arsim është shumë e rëndësishme dhe se ata duhet t’i dinë mundësitë për të vazhduar përpara.

Sipas tij, nxënësit para se të nisin të punojnë kanë nevojë për trajnime. Ai shtoi se BE-ja po mundohet tu ndihmojë brezave të rijnë për t’u krijuar mundësi atyre për të ardhmen.

“Na intereson me shumë rëndësinë që ka arsimi për shoqërinë dhe me përkrahë arsimimin më të mirë në Kosovë. Ju jeni të rinj dhe mund të mos dini shumë për BE. Përmes projekteve të BE-së janë ndërtuar shumë shkolla e biblioteka. Cilësia e arsimit është shumë e rëndësishme dhe ju duhet t’i ti dini mundësitë për të vazhduar përpara”.

“Edhe ju do te jeni pjesë e një Evropë më të madhe të integruar. E kemi nisur fushatën për të kërkuar mësimdhënës më të aftë, tekste shkollore më të mira. Përpara se me nis me punuar keni nevojë me u trajnuar. BE po përpiqet tu ndihmojmë brezave të rinj për tu hapur mundësitë, për këtë arsye po mundohemi të bëjmë diçka me ju”.

Flamur Salihu, pjesë e zyrës për medie në Qendrën Kulturore dhe Informative të BE-së, tha se përmes këtyre videove duan që të dëgjojnë zërin e nxënësve.

Salihu tregoi procedurat që duhet të ndjekin nxënësit pjesëmarrës, raporton EO.

“Sot jemi duke e lansuar garën me video mesazh prej 15 sekondave. Me thënë diçka kreative për ngritjen e cilësisë në arsim. Në këtë mënyrë e postoni në Facebook ose instagram dhe ju përcjellim. Gjatë këtyre sekondave duam të dëgjohet zëri juaj. Duhet me qenë një Velfie për person. Ne kështu po komunikojmë më ju”.

“Tri videot finale do te publikohen në faqen e zyrës së BE-së në Kosovë. Tri videot që marrin më së shumti like. Velfie më i mirë do ti fitojë 500 euro, juria do të zgjedh Velfien më të mirë brenda këtyre tri videove. Në bazë të like, tri mesazhet me të mira, juria do të bazohet në mesazhin më të mirë”.

Të ngjashme