Takim katërpalësh ndërballkanik në Selanik për integrim në BE

Prishtinë | 03 Maj 2018 | 10:15 | Nga

Greqia, Shqipëria, Bullgaria dhe Maqedonia do të fillojnë sot takimin katërpalësh për të diskutuar mënyrat e forcimit të bashkëpunimit në drejtim të integrimit në Bashkimin Evropian.

Integrimi i vendeve nga Ballkani Perëndimor në BE, sfidat për rajonin e Evropës Juglindore nga gjendja e krijuar në Lindjen e Mesme dhe në Mesdheun Lindor, sfidat nga lëvizja e refugjatëve dhe emigrantëve drejt Ballkanit dhe e ardhmja e Evropës janë temat për të cilat do të bisedojnë ministrat e jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias, të Shqipërisë, Ditmir Bushati, të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva dhe të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov në takimin e Selanikut, aktivitetet e të cilit janë caktuar për nesër.

Ky takim është edhe një rast për diskutimin e çështjes së emrit mes Athinës dhe Shkupit, edhe pse nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë nuk saktosojnë nëse është parashikuar një takim dypalësh i shefave të diplomacisë.

Në takimin në Selanik, përveç ministrave të sipërcituar të Punëve të Jashtme, do të marrin pjesë edhe ministra dhe zyrtarë të lartë nga ministritë e punëve të brendshme dhe të transportit dhe komunikacionit nga katër vendet.

Të ngjashme