Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un do të takohet nesër me presidentin koreano jugor Moon Jae në kufirin korean.
Kim Jong-un, bëhet kështu i pari udhëheqës i Koresë së Veriut që kalon vijën e demarkacionit ushtarak që ndan gadishullin Korean.
Presidenti i Koresë së Jugut, Moon do të takohet me Kim Jong-un në kufi në orën 09:30.
Bisedimet do të përqendrohen në deklaratën e fundit të Koresë së Veriut për të hequr dorë nga armët bërthamore.
Koreja e Jugut ka paralajmëruar se “arritja e një marrëveshje për armët bërthamore do të jetë e vështirë”.
Teknologjia bërthamore dhe raketore e Koresë së Veriut kanë përparuar shumë që nga bisedimet e fundit të palëve.
Kim Jong-un bëhet i pari lider i Koresë së Veriut, i cili kalon në territorin e Koresë së Jugut që nga fundi i luftës mes dy Koreve në 1953-shin.