Takimi Gërvalla dhe Hovenier, diskutohet për demokratizim dhe zhvillim të qëndrueshëm

Prishtinë | 21 Nën 2024 | 09:32 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, raporton Ekonomia Online.

Nga MPJD-ja njoftohet se takimi i rregullt mes tyre pati në fokus partneritetin e ngushtë mes dy shteteve, realizimin e projekteve të përbashkëta në demokratizim dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Ministrja Gërvalla ritheksoi përkushtimin e vendit në avancimin e agjendës euroatlantike dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

Ajo shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të gjithanshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si një partner i fuqishëm dhe kontribues kryesor në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon dhe Evropë.

Të ngjashme